Ish-missi i Italisë, Gessica Notaro, u shpërfytyrua me acid nga ish i dashuri i saj që tashmë është i dënuar me 15 vite burg. Ajo e ka rikuperuar goxha fytyrën e saj me anë të operacioneve plastike, por njësin sy e ka të dëmtuar shumë keq.

Pikërisht në lidhje me këtë gjë, i dashuri aktual i ish-missit, Marco ka bërë një gjest mjaft prekës. Ai e mban syrin e tij të mbuluar si pirat, njësoj siç është e detyruar ta mbajë Notaro.

Ish-missi Gessica ka folur shumë shpesh për dhunën ndaj grave, që pas sulmit që pësoi nga ish i dashuri i saj.