Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat komentoi edhe mesazhet drejtuar kreu të shtetit Ilir Meta, pasi opozita dogji mandatet, të publikuara nga vetë ky i fundit, në një konferencë për mediat.

Rama tha se nuk ka nevojë për plane për të eleminuar opozitën, pasi ajo është në kapacitet të plotë për t’u vetëeliminuar.

"Për fat të keq të atyre që ende e besojnë këtë opozitë, nuk ka nevojë për plane për të eleminuar opozitën sepse është në kapacitetet të plotë për tu vetëeliminuar. Procesi vijon në një rrugë që e kanë zgjedhur vetë qorrazi. E rëndësishme për ne është t'i qëndrojmë besnik të gjithëve, atyre që na votuan por edhe që s’na votuan. Këto historitë 7*7 bëjnë 42, ia kemi lënë opozitës. PS e kandidatët kanë marrë mbështetje përtej çdo pritshmërie, dhe mbi këtë bazë kemi nis punën për fitoren e radhës në 2021", u shpreh Rama.