Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me disa pamje të tunelit panoramik në Pogradec. Rama bën me dije se nga sot hapet tuneli panoramik i Pogradecit, ndërkohë që uron një javë të mbarë.
Duket se tashmë janë pastruar të gjitha rrëshkitjet e dheut dhe rruga është tërësisht e lirë. Ndërtimi i këtij tuneli, bën të mundur eliminimin e rrezikut të rrëshqitjes së dherave në këtë pjesë të aksit.
"MIRËMËNGJES dhe me tunelin panoramik të Pogradecit, që nga sot hapet për automjetet, ju uroj një javë të mbarë", shkruan kryeministri.





