Prezantuesja e njohur Emily Hartridge ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi në jug të Londrës. Ajo besohet të jetë viktimë e aksidentit që përfshiu një skuter dhe kamion, të premten në Battersea.

Hartridge ishte yll edhe në YouTube, ku kishte më shumë se 340 mijë abonentë në kanalin e saj dhe shumë ndjekës në Twitter dhe Instagram. Kanali i saj ofronte këshilla shëndetësore dhe jetese dhe ajo themeloi shfaqjen ’10 Arsyet pse ‘.