Jeremy Meeks identifikohet tashmë me nofkën si krimineli më i bukur në botë. Pas daljes nga burgu, ai ka zënë faqet e shumë mediave ndërkombëtare dhe me pamjen e tij të veçantë u kthye nga kriminel në një super model.
Së fundmi Meeks ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe ka ngrohur zemrat e shqiptarëve në Zvicër. Ai është fotografuar duke bërë simbolin e shqiponjës me duar në një dyqan make up-esh në Zyrih të Zvicrës.
Personi që qëndron krah tij është me origjinë shqiptare, ndërsa fotoja është publikuar nga shumë patriotë të tij.





