Katastrofa të njëpasnjëshme natyrore po godasin Greqinë. Pas stuhisë së fuqishme me shtatë viktima e qindra të plagosur dhe zjarreve masive, këtë pasdite Greqia është goditur dhe nga një tërmet i fortë.
Mediet greke raportojnë se një tërmet 5.2 ballë i shkallës Rihter ka tronditur sot veriun e Greqisë, shumë pranë kufirit me Shqipërinë.
Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë qytetit Stanos dhe 45 km larg Prevezës. Lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe janë ndjerë edhe në territorin shqiptar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka dëme materiale apo në njerëz.