Këtë të shtunë, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali duket se ka vendosur të shkëputet pak nga politika.

Në një postim në Facebook, Spiropali ka treguar se ia ka dedikuar kohën njerëzve të saj më të shtrenjtë.

Në foton e publikuar, ministrja shfaqet në plazh me bashkëshortin dhe vogëlushen e tyre, të tre të përqafuar dhe të buzëqeshur.