Amerikania Suzanne Eaton, 60 vjeçe, me profesion biologe, është gjendur e vrarë në një shpellë në ishullin e Kretës
Eaton ndodhej në ishull për të marrë pjesë në një konferencë shkencore në Akademinë Ortodokse të Kretës dhe kishte humbur gjurmët që prej 2 korrikut.
Autoritetet raportojnë se trupi i saj u gjet nga një banor vendas në Platania, zone e Rethymno, rreth 10 kilometra nga zona ku autoritetet kishin përqendruar kërkimet e tyre. Sipas mjekëve, ajo kishte ndërruar jetë që prej ditës kur ishte zhdukur.
Duke hequr dorë nga dhënia e detajeve të mëtejshme ndërsa rasti është nën hetim, mjekët ligjorë thanë se ”është e qartë që është një vrasje, por që nuk ka ardhur nëpërmjet përdorimit të armëve”.