Dera e një kamioni të blinduar që po transportonte para është hapur në Interstate 285 në Atlanta mbrëmjen e së martës duke i derdhur ato në autostradë.

Kompania vlerësoi se shuma e parave të derdhura ishte 175,000 dollarë.

Shoferët që po udhëtonin njëkohësit me kamionin, ndaluan makinat e tyre për të mbledhur paratë ndërsa të tjerë filmuan ngjarjen teksa njerëzit përpiqeshin të kapnin paratë që po i merrte era.

Më shumë se 15 automjete ndaluan për të marrë paratë që ranë nga automjeti i blinduar.