Këto janë imazhet tronditëse të asaj që ndodhi në Halkidiki të Greqisë: katastrofë e shkaktuar nga moti i keq që vrau gjashtë persona dhe plagosi njëqind të tjerë.
Të vdekurit janë të gjithë turistë: Dy çekë në një kamping, një rumune 54 vjeçe me djalin e saj 8 vjeçar dhe një rus 39 vjeç me djalin e tij 2-vjeçar.
Dëshmitarët thanë se u formuan edhe tornado.
Në informacionin e dhënë nga Ministri i Mbrojtjes Qytetare, Mihalis Chrisochoidis pas takimit emergjent në zonë, thuhet: "Mjetet e emergjencës civile kanë punuar me vetëmohim që nga momenti i parë që ishin njoftuar për ofrimin e ngjarjeve ekstreme të motit. 150 persona, 55 automjete zjarrfikëse, 40 makina të qarkut dhe 100 persona janë në veprim."