Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video nga Bosnja, ku shfaqet mes maleve, teksa mban një qen në krahë. Ai sot ka dhënë një mesazh pasi ka theksuar që qentë dhe macet (palët politike) nuk shkojnë, por shpreson se do të takohen së shpejti.

“Ju përshëndes me Darkon, qenin këtu në Bosnjë. Përshëndes edhe Sashën macen time të dashur pas ngjajnë shumë dhe shpresoj të takohen së shpejti. Qentë me macen nuk shkojnë, por ky nuk është rasti”, shprehet Meta ndër të tjera.

Ndërsa si mbishkrim të videos ai ka vendosur: “Mirëmëngjes të dashur miq nga Jahorina e Bosnjës! Unë e nisa mbarë ditën sot me Darkon. Uroj një ditë të mbarë edhe për ju!”

Aktualisht, vendi vijon të jetë në një krizë politike; oozita nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit. Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një datë të re për zgjedhjet, atë të 13 tetorit. Rama shfaqet i vendosur dhe quan të ligjshëm 30 qershorin. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Dy ditë më parë u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta.