Ditën e djeshme, policia ka arrestuar një 43-vjeçar për shfrytëzim prostitucioni. Në pranga ka rënë Edmond Çipllaka, 43 vjeç, nga Fieri. Ky i fundit shfrytëzonte vajza për prostitucion në një lokal të marrë me qira. Por Çipllaka nuk është një emër i panjohur.
Në të kaluarën e tij, ai ka qenë gjyqtar në ndeshjet e boksit, pjesë e shoqatës së gjyqtarëve. 43- vjeçari tregtonte edhe lëndë narkotike në lokal, pasi klientëve të ndryshëm u shpërndahej kokainë.
Ish-gjyqtari shfrytëzonte vajza të moshave të ndryshme për prostitucion, por falë informacioneve të marra nga komuniteti, policia ia doli ta prangosë.





