Numri dy i qeverisë shqiptare, zv.kryeministri Erion Braçe, ka prezantuar raportin e Departamentit të Administratës Publike për vitin 2018 në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Braçe u shpreh se do merren masa edhe ndaj punonjësve që janë përfshirë në këto 30 ditë jo vetëm në fushatë elektorale, por edhe ndaj atyre që u përfshinë në akte të dhunshme duke iu sulmuar sulmeve në ambientet publike të kthyera në KZAZ në bashkitë e djathta në vend.
"Në ministri vazhdojnë ende të jenë në fuqi kontrata të trashëguara brenda ministrisë. Ka ende punonjës që në orën 08:00 nuk shkojnë në zyrë të hapin kompjuterin por shkojnë në kafe. Ju keni të drejtë që thoni si mund të marrin vlerësime pozitive këto. Në 90% të tyre, si mundet. Ne marrim vendime për të larguar punonjës. Po i mëshojmë shumë fort dosjes për secilin nëpunës që vlerësimi të jetë i përputhur dhe i mbështetur në performancën e secilit prej tyre. Po i mëshojmë pjesës se nuk ka intereson përkatësia politike e tyre. Ndryshe do kishim bërë si të tjetër para nesh. Për çdo nëpunës do kërkojmë zbatimin e ligjit dhe përmbushjen e objektivave sipas përshkrimit të punës. Në rast se bëjnë punën do qëndrojnë nëse jo do ikin. Edhe gjatë këtyre 30 ditëve të fushatës elektorale nuk është se nuk ka raste të përfshirjes të administratës por ajo që ishte më masive ishte përfshirja e tyre në akte të dhunshme. Ne kemi kërkuar ka të bëjë me identifikimin e vendeve publike brenda një kohe sa më të shkurtër.
Institucionet reagojnë me vonesë për të shpallur një vend vakant. Do mundohemi të luftojmë idenë e familjaritetit. Nuk do tolerojmë që brenda institucionit të merret 'njeriu im'. I bëj thirrje të rinjve që duan të bëhen pjesë ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Nuk e kam marrë përsipër unë dhe nuk ka për ta marrë përsipër askush. Edhe pse merren ekselentë, kalon një kohë dhe drejtuesi i sheh me sy tjetër. Ka dhe një fenomen negativ, ata që hyjnë për herë të parë në institucion thonë a do bëjmë ndonjë punë për vete, dhe harrojnë detyrën që kanë. Është e kotë t'u bësh përshkrim pune dhe t'i vendosesh objektiva. Vëmendja e posaçme në këtë histori është të përzgjedhim njerëz që nuk çedojnë."





