Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës së bashkuar, e cila është planifikuar për t’u mbajtur nesër në orën 20:00 para godinës së Kryeministrisë.

Me një shënim në “Facebook”, ish-lideri demokrat thotë se po vjen cunami tmerrues dhe gjigand kundër kryeministrit Edi Rama.  

“Cunami gjigand i papare dhe tmerrues i varrmihesit te pluralizmit Edvin Kristaq Hajdutit. Neser ne ora 20:00 te gjithe se bashku ne Tirane.Rama ik! Fitore! Sb”, shkruan Berisha.