Balotelli është gjithmonë në qendër të vëmendjes. SuperMario ka paguar një pronar lokali për t'u hedhur në det me motor.

Një veprim që i ka kushtuar plot 2.000 euro xhepave të Balotellit, megjithatë ka qenë me të vërtetë argëtuese për të.

Ngjarja ndodhi në brigjet e Napolit, më konkretisht në zonën Mergellina. Videoja u postua menjëherë në "Instagramin" e Balotellit, ndërsa pronari që mori guximin për t'u hedhur u shpreh se mjeti kushtonte 600 euro.