Kryeministri Edi Rama bashkë me familjen e tij ka zgjedhur që fundjavën ta kalojë në det. Rama mesa duket është duke u relaksuar pas samitit në Poloni.

Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë ka publikuar një foto me djalin e tij, Zahon nga plazhi duke iu përgjigjur kështu “flakë për flakë” me foto nga deti presidentit Ilir Meta.

Një ditë më parë ishte presidenti i vendit, Ilir Meta ia që publikoi sërish foto nga plazhi, për të disatën herë.

Duket se ‘sfida’ mes Presidentit dhe kryeministrit vijon edhe jashtë institucioneve, pasi Rama ka qenë i pari sot i cili ka publikuar një foto nga plazhi. Ndërsa Presidenti Meta të fundit e ka publikuar dje.