Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij, MacKenzie ka nënshkruar letrat e divorcit më të shtrenjtë në histori. Divorci u finalizua nga një gjykatë në Seattle të premten, vetëm tre muaj pasi çifti nisi procedurat e ndarjes.
Marrëveshja i siguron autores MacKenzie 4% të gjigantit të blerjeve online me vlerë më shumë se 38 miliardë dollarë, duke u bërë gruaja e tretë më e pasur.
MacKenzie në një postim në Twitter në prill tha se shefi i Amazon do mbante 75% të aksioneve. Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe pronari i The Washington Post, vazhdon të mbetet njeriu më i pasur në botë.
Në fund të majit, MacKenzie Bezos nënshkroi me Giving Pledge për të dhuruar të paktën gjysmën e pasurisë së saj për bamirësi. Ajo është një ndër më shumë se 200 filantropët që nënshkruan iniciativën për të inkurajuar miliarderët e botës për të dhënë pasurinë e tyre për bamirësi.





