Një i ri në Indi zgjohet para minuta para funeralit të tij. Mjekët e kishin deklaruar të vdekur dhe më pas e kishin çuar në shtëpi. Në momentin që të afërmit po e rregullonin, trupi i 25-vjeçarit lëvizi.

Mohammad kishte pësuar një aksident me makinë. Pak ditë pas shtrimit të tij në spital, mjekët lajmëruan të afërmit se 25-vjeçari nuk mundi dot të shpëtonte.

Ai që ka vënë re i pari trupin që lëvizi ishte vëllai i të “ndjerit”. Të afërmit e çuan menjëherë në spital, por jo në të njëjtin që kishte qenë shtruar më parë.

“Kishim paguar rreth 100 euro për Mohammad dhe kur i thamë doktorëve që nuk kishim më para, na thanë se djali jonë kishte ndërruar jetë”– thanë prindërit e 25-vjeçarit për një televizion lokal.

I riu është ende në gjendje kritike, por mjekët thanë se funerali i tij është ende shumë larg.