Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni nuk duket se është në formën e tij më të mirë. Sot ai është kapur nga kamerat në parlamentin italian duke fjetur gjumë. Në moshën 82-vjeçare, Berluskoni është anëtari më i vjetër i Parlamentit.
Edhe pse kaq i vjetër, sërish pasioni për politikën nuk i është shuar, por duket se fuqia e ka lënë. Gjatë një dite të rëndësishme si ajo e Parlamentit Europian për debutimin e legjislaturës së re, Berluskoni është filmuar duke fjetur gjumë.
Kjo nuk është hera e parë që Berluskoni është filmuar me sy mbyllur i ulur në karrigen e tij. Kujtojmë këtu rastin e pak viteve më parë kur skena ishte sërish e njëjtë.





