Parlamenti ka rrëzuar me 85 vota pro dekretin e Presidentit Ilir Meta për rishikimin e projektligjit të shërbimit përmbarimor gjyqësor privat.

Megjithatë, mazhoranca nuk e kaloi testin e kartonave për votat që kërkohen për shkarkimin e Kreut të Shtetit, veprim për të cilin Kushtetuta përcakton 94 kartonë.

Në seancë, opozita e re kërkon largimin e Damian Gjiknurit nga posti i bashkëkryetarit të reformës zgjedhore, pas përfshirjes së tij në përgjimet e dosjes “184” në Dibër.

Gjithashtu, Ralf Gjoni, bëri fajtor Lulzim Bashën për pushtetin që ka marrë Edi Rama pas votimeve vendore.