Për dy ditë me radhë, sot dhe nesër 4-5 korrik, do të mbahet në Poznan Konferenca e Ballkanit Perëndimor në kuadrin e Procesit të Berlinit. Pritet që ajo t'i shërbejë Komisionit të ri të BE-së si ndihmë orientuese për politikat ndaj Ballkanit.
I pranishëm do të jetë dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili duhet theksuar se sot feston edhe ditëlindjen, përvjetorin e tij të 55-të.
E ftuara më e rëndësishme e Konferencës së Ballkanit Perëndimor, i cili mblidhet çdo vit në një qytet tjetër europian që prej vitit 2014, pritet të jetë kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Ndërkohë, në një status në rrjetin e tij social "Facebook", Rama uron ditëlindjen e SHBA-së, që përkon në të njëjtën ditë me atë të vetën.
"MIRËMËNGJES dhe në këtë ditëlindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miqve e aleatëve më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ju priftë e mbara të gjithëve", shkruan Rama.





