Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur deklaratës së kryetares së Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Ermonela Felaj e cila u shpreh se presidenti mund edhe të mos arrestohet.
Blushi shkruan në një status në rrjetet sociale se mos vendosmëria e Felajt për arrestimin ose jo të Metës tregon se Reformës në Drejtësi i është vënë një minë me sahat.
“Mungesa e vendosmërisë së hekurt revolucionare që shfaqi sot deputetja Ermonela Felaj, duke lënë një fije dyshimi që Presidenti i Republikës edhe mund të mos arrestohet, është një minë me sahat për “fitorjen” përfundimtare të Reformës në Drejtësi!”– shkruan Blushi.





