Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar David Sassolin i cili është zgjedhur sot në postin e Presdentit të Parlamentit Europian.

Në një postim në Twitter, Balla shpreh mirënjohjen e tij për rolin e rëndësishëm që Sassoli ka luajtur si President i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Europian.

POSTIMI I PLOTË

Urime David Sassoli për zgjedhjen e tij në postin e Presdientit të Parlamentit Europian. 

Mirënjohës për rolin e tij të rëndësishëm si President i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Sapo i dërgova atij urimet më të mira dhe pres të kem një takim sa më të shpejtë me të.