Të hënën e 8 korrikut, pritet të mbahet seanca e radhës e Parlamentit, në orën 18:00.
Pas miratimit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Kuvendi pritet të votojë në seancë, ngritjen e Komisionit Hetimor ndaj Presidentit Ilir Meta.
Sipas mazhorancës, kreu i shtetit shkeli kushtetutën me dekretin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor.





