Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar sot pas konferencës për shtyp të Presidentit Ilir Meta dhe deklaratave të tij.
“Amanet mushkat se Baba Xhikja na la!”, shkruan Spiropali, duke shpërndarë edhe një foto të Presidentit Meta gjatë konferencës.
Presidenti Meta propozoi sot për zgjidhjen e krizës politike, duke thënë se më 13 tetor të zhvillohen zgjedhje të përgjithshme parlamentare, por edhe për president.
Ai tha se do të kandidojë sërish për postin e presidentit në këto zgjedhje të 13 tetorit që ai propozon, dhe thotë se kryeministri Edi Rama mund të vërë cilin kandidat të dëshirojë.





