Presidenti Ilir Meta jep zgjidhjen e tij për krizën politike. Dy ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Presidenti Ilir Meta ka ofruar një zgjidhje për krizën politike që ka mbërthyer vendin. Sipas tij, përveç zgjedhjeve lokale, më 13 tetor duhet të mbahen edhe zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet për President.

“Ky është propozimi im, nëse ka ndonjë propozim Zoti Rama, ta dëgjojmë. Për mua demokracia është e panegociueshme, nuk e negocioj demokracinë me asnjë ambasadë dhe me të gjithë botën.  Unë jam këtu ku jam, prej 30 vitesh, vetëm falë demokracisë. Zgjedhjet janë më 13 tetor, dekretin e presidentit vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta diskutojë.”

Meta paralajmëroi se “Do të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.”