Është mbyllur procesi i numërimit të votave për bashkinë e Tiranës. 919 kutitë janë numëruar dhe kandidati i PS, Erion Veliaj është shpallur fitues me 94.21% të votave, ndërsa kundërshtari i tij ka siguruar vetëm 5.79% të votave.
Erion Veliaj 152,230 vota
Arben Skendaj 9,364 vota
Veliaj ka siguruar 152,230 vota më 30 qershor, shifër që është 8002 vota më e ulët se ato që fitoi në zgjedhjet lokale të 2015-s.
Katër vite më parë, Partia Socialiste ishte në koalicion së bashku me LSI-në dhe PDIU-në, votat e të cilave shkuan për Erion Veliajn.





