Presidenti Ilir Meta ka ironizuar procesin e numërimit të votave në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke publikuar meme.

Sipas Metës, numërimi i votave është bërë mbi progresionin gjeometrik. "Numërim, jo mbi parimet e shtetit të së drejtës, por mbi progresionin gjeometrik", shkruan Meta në Facebook. 

Presidenti merr shkas dhe nga deklaratat e ndryshme të KQZ-së sa i përket numrit të votuesve. Kujtojmë që Meta ka dekretuar 13 tetorin si datë për zgjedhjet= duke mos njohur këto të qershorit.