Numërimi i votave, proces i cili vijon në të gjithë vendin, në këto zgjedhje nuk ka sjellë asnjë surprizë, ku ashtu siç pritej, PS do të marrë të gjitha bashkitë.
Por, më i çuditshëm është fakti se disa bashki do të vijojnë të drejtohen nga i njëjti emër, prej shumë vitesh. Rekordin e thyen Bashkia e Poliçanit, në të cilën Adriatik Zotkaj ka marrë sot mandatin e pestë. Zotkaj do të drejtojë edhe për katër vite të tjera Poliçanin, pasi në këto zgjedhje ka arritur të fitojë me 4681vota.
Ai drejton bashkinë e Poliçanit prej vitit 2004 dhe mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit, që drejton prej 15 vjetësh. Zotkaj është një ndër kryebashkiakët më jetëgjatë. Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2015, ai fitoi me 72.46% të votave.





