Mos pjesëmarrja e partive të opozitës ka bërë që votimet të jenë pa tensionin e garës dhe me pjesëmarrje të ulët.
Por, dikush ka vendosur ta çojë ironinë edhe më tej, duke shkuar në qendrën e votimit me gomarin e tij.
Banori i ka vendosur kafshës një copë me mbishkrimin “Edi Rama gati për votim”, ndërsa shkruhet edhe numri 30, që është numri i Partisë Socialiste në fletën e votimit për partitë politike.
Videoja është publikuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.





