Miliarderi nga Dubai, Sheik Mohammed bin Rashid Maktoum, ndodhet në telashe pasi gruaja etij është arratisur, duke marrë me vete 31 milion paund.

Sipas mediave ndërkombëtare, bëhet me dije se gruaja e kryeministrit dhe zëvendëspresidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, princesha Hssaya Al Hussein, është arratisur në Londër bashkë me 31 milionë paund.

Por më tej po këto media bëjnë me dije se princesha pas arratisjes ka kërkuar azil në Gjermani dhe mendohet se është ndihmuar prej tyre.

Kujtojmë se tre muaj më parë, njëra nga vajzat e sheikut, Princesha Latifa bint Mohammed al Maktoum, tentoi të arratisej për në Amerikë por u kap në bregdetin e Indisë.