Kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila, për të cilin kryeministri Edi Rama ka firmosur shkarkimin nga detyra, është thirrur sot nga Policia e Shkodrës, për t’u pyetur mbi incidentin e rëndë, që ndodhi në KZAZ e kësaj bashkie, e cila ishte vendosur në shkollën “Ndreu Mjeda”.
Mësohet se kryebashkiaku Hila është thirrur për t’u paraqitur në ambientet e komisariatit të Shkodrës sot në orën 12:00.
Hila është shprehur para uniformave blu se nuk ka pasur dijeni për çfarë do të ndodhte në KZAZ-në e Vaut të Dejës. “Dija vetëm që do të bëhet protestë paqësore. Nuk kam dijeni për asgjë tjetër”, mësohet të ketë thënë Hila para policëve.





