Policia e Kosovës ka njoftuar për kapjen e një sasie të konsiderueshme armatimi në veri të vendit, gjatë disa operacioneve të zhvilluara së fundmi.

Përpara një konference të jashtëzakonshme për media, Policia ka publikuar pamje nga operacionet, ku shihen armë, municion dhe uniforma të sekuestruara.

Policia pritet të sqarojë rrethanat e operacioneve dhe detajet e materialeve të sekuestruara.