Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi shkruan në Facebook se ndihet i zhgënjyer nga deputetja Rudina Hajdari pasi ka thyer heshtjen zgjedhore.

Blushi i përgjigjet një postimi në Twitter të Hajdarit e cila e cilëson të turpshëm takimin e Metës me nënkryetarin e LSI Petrit Vasili dhe jo me kryetaren Monika Kryemadhi që është njëherazi bashkëshortja e Presidentit.

“Sa turp! Presidenti jonë takohet me nënkryetarin e LSI-së dhe ish nënpunësin e tij se nuk takon dot gruan e tij si kryetare e LSI-së, ndërkohë nuk ka bërë asnjë tentativë për tu takuar me asnjë deputet të opozitës brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe pretendon se është i paanshëm”, shkruan Hajdari.

“I zhgënjyer shumë që Rudina nuk po e respekton "heshtjen zgjedhore" të partisë së saj të re që shkon nesër në votime. Megjithatë e mirëkuptojmë për shpërdorimin që mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t'i kalojë mami vettingun”, i përgjigjet ndërkaq Blushi.