Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur me një foto mëngjesin e sotëm, ku shfaqet me një qytetar duke pirë kafen e mëngjesit.

Meta iu uron qytetarëve një fundjavë të qetë sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve duke iu kujtuar se nuk ka vetëm të diel por edhe të hënë.

POSTIMI I METËS

Të dashur miq!

Kënaqësi t’ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë familjeve tuaja e njerëzve të dashur të zemrës.

Po kështu sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve. Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të diel, por edhe të hënë.

Dhe përsëri kafen e mëngjesit do e pimë me njëri-tjetrin, me fqinjët tanë dhe miqtë tanë, pavarësisht nga idetë e ndryshme politike.