Shkrimtarja më e re në Strugë, Dea Kadriu, vjen me botimin e saj të parë “Hëna, Dielli dhe e Vërteta”, një libër me qëndrime heroike dhe analitike për fenomene sociale që prekin shoqërinë e sotme.

Autorja shpërndau kopje të falas të librit të saj në disa shkolla të qytetit të Strugës, duke përfshirë edhe Bibliotekën e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës.

Libri ofron mendime të strukturuara, edhe pse në lenten e një adoleshenteje, për të ofruar zgjidhje, për të zgjuar reagime qytetare dhe personale, për të nxitur harmoninë shoqërore dhe familjare.