Një studente 21-vjeçare ka humbur jetën pas sulmit të tre peshkaqenëve në Bahamas. Viktima Jordan Lindsey, po notonte pranë Ishujve Rozë rreth orës 14:00 kur u përball me sulmin tragjik.

21-vjeçarja pësoi lëndime serioze në të dy krahët, këmbët dhe në të pasme.

Prindërit e Lindsey-t thanë se bërtitën me të madhe kur panë peshkaqenët, por vajza nuk i dëgjoi. Menjëherë pas sulmit e dërguan në spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë, raporton "BBC".

Prindërit e saj thanë pas vdekjes se ajo ishte vajza me shpirtin më të bukur dhe se do i mungojë thellësisht shumë.

Sulmi i fundit vdekjeprurës i peshkaqenëve në Bahamas ishte në vitin 2010.