Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili caktoi 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve vendore.
Në një postim në Twitter, Spiropali shtron pyetjen se kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, pasi sipas saj, KQZ, KZAZ dhe Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre.
"Ta pyesë dikush Qametën kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre? Se s’po pyesim si do ia bëjmë me BE dhe Amerikën, sepse Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën!", shkruan Spiropali.





