Pasi kreu i Shtetit, Ilir Meta ka dekretuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve lokale, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Në një postim në rrjete sociale, Rama shkruan se kjo është çmenduria e dytë e Presidentit dhe se zgjedhjet do mbahen më 30 qershor.
"A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni. Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një NULLUM ABSOLUTUM dhe QUOD NULLUM EST NULLUM PRODUCIT EFFECTUM. 30 QERSHORI ESHTE E VETMJA DATE ZGJEDHJESH"-shkruan Rama.





