Ish-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski u dërgua me pranga në duar në një gjykatë në Hungari mëngjesin e kësaj të enjteje.

Aktualisht zhvillohet seanca gjyqësore në Budapest, ku pritet të vendoset për ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut. Ish-Kryeministri maqedonas u paraqit në gjykatë me kapele dhe me syze. Për momentin, seanca gjyqësore zhvillohet me dyer të mbyllura pa praninë e mediave.

Shkupi zyrtar kërkon ekstradimin e Gruevskit për të vuajtur dënimin me 2 vite burgim, pasi është dënuar nga gjykata për blerjen e makinës së blinduar “Mercedes”.