Rëndohet bilanci i viktimave që humbin jetën gjatë këtij sezoni turistik.
Ditën e sotme është mbytur në plazhin e Vlorës një tjetër pushues. Viktima është një i moshuar, i identifikuar si shtetasi me iniciale Sh.C. 70 vjeç.
Vetëm pak ditë më parë kanë humbur jetën tre pushues, dy prej të cilëve raste të ndodhura në Durrës.





