Një 26-vjeçare ka ndërruar jetë para pak minutash pasi ka goditur nga pas një trajler.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën Fushë-Krujë, në afërsi të kryqëzimit të Patokut.
Drejtuesja e mjetit Sonila Gurra po udhëtonte me një mjet të tipit "Smart". Pas aksidentit, ajo është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak të Tiranës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





