Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Sipas policisë së Lezhës, gjatë një emisioni televiziv ai dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale "Pengim i subjekteve zgjedhore".

Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Mirditë kanë proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, shtetasit:

– A.K., 34 vjeç, banues në Mirditë;
– Gj.P., 28 vjeç, banues në Mirditë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.