Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrë datë për fillim të negociatave në tetor, kanë shprehur bindje eurodeputetët Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn në konferencën e mbrëmshme të përbashkët me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, pas përfundimit të takimit të dytë në procesin Zhan Mone në Shkup.
“Asgjë nuk ka përfunduar. Ky është vetëm një nga fillimet e afrimit drejt BE-së. Së shpejti vendi juaj do të bëhet anëtare e NATO-s. Ky është një hap i rëndësishëm për gjithë ne. Vendimet që liderët e Maqedonisë së Veriut i sollën duke pranuar kushtet e dhembshme nga Marrëveshja e Prespës morën dozë të lartë të respektit për vendin tuaj jashtë saj.
Kjo paraqet shenjë të mirënjohjes, por edhe përcaktim të BE-së ndaj vendit tuaj. Shtatori dhe tetori janë shumë afër vetëm një verë qëndron deri te momenti me të cilin do të shënohet fillimi i negociatave, i fillimit të një procesi të dhembshëm të adaptimit drejt legjislaturës së BE-së që çdo vend kandidat duhet t’i përmbush në Union”, ka thënë eurodeputeti Vajgël, i cili është raportues për vendin në Parlamentin Evropian.
Eurodeputeti Flekenshtajn i cili vjen nga Gjermania e ka përsëritur përcaktimin e kancelares Angela Merkel se do të angazhohet me gjithë peshën e tij politike për Maqedoninë e Veriut të marrë datë për negociata qasëse në shtator ose tetor.
“Deklaratat e saj nuk i dua çdoherë, por kjo deklaratë e tij më pëlqeu dhe mendoj se është shumë e fuqishme dhe porosi e qartë nga një shef i shtetit. Dhe nëse ajo ka thënë diçka në atë mënyrë të qartë ka pasur arsye ta bëjë atë me të vërtetë dhe jam i bindur se data e fillimit të negociatave do të shpallet në shtator ose tetor me siguri”, ka thënë Flekenshtajn.
Edhe eurodeputeti Kukan ka komentuar konkluzat e Këshillit të BE-së duke dërguar porosi se koha ecë dhe se vendi duhet të vazhdojë me reformat, duke shprehur vetëm shpresë, por edhe duke theksuar se është i sigurt se do të marrim datë për fillim të negociatave dhe do të tregojmë se e meritojmë atë.
Vajgël dhe Kukan e kanë theksuar faktin se Parlamenti i Maqedonisë së Veriut është i vetmi funksional në rajon.
Siç ka informuar në pres konferencën kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në kuadër të rrethit të dytë të negociatave nga procesi ku fokusi ka qenë Rregullorja e Kuvendit është arritur pajtueshmëri për pavarësinë financiare të Parlamentit për sigurinë dhe çështje që i referohen shërbimit parlamentar, pastaj rolit mbikëqyrës të Kuvendit dhe mënyrën e organizimit të diskutimeve mbikëqyrëse.
I pyetur lidhur me seancën konstituive, ka thënë se është harmonizuar dhe precizuar mënyra e fillimit dhe mbarimit të seancës konstituive. Në atë pjesë, ka thënë se është krijuar kapitull i ri në drejtim të ndarjes së procedurës për zgjedhje të kryetarëve dhe nënkryetarëve që të mos jenë në seancë të njëjtë.
Takimi i parë në kuadër të dialogut “Zhan Mone” përfaqësuesit e partive parlamentare në Kuvend e mbajtën vitin e kaluar në Ohër. /MIA