Nga Sali Berisha
Znj. Vjollca kujdesu që TCH të mos ketë fatin e Librës!
Të dashur miq, në një akt të pashembullt në historinë e këtyre 3 dekadave, ish-deputeti Bardh Spahia u arrestua me urdhër të Edi Rames live nga narkobanditë me uniforme, të cilët i kishin zënë pusi tek shkonte në një debat televiziv në Open të gazetares Eni Vasili.
Kaluan dy dite nga ky akt i fëlliqur që Bardh Spahia mbahet në qeli ose arrest shtëpie si i burgosur politik vetëm se ai u kishte kallur datën Edvin Kristaq Vjedhësit dhe Vasal Kimik Lleshit.
Por ajo që po komentohet gjerësisht ne opinionin publik dhe mediatik është edhe heshtja prej hafije e hijeksit që nxori ne pusi ish-deputetin Bardh Spahia.
Tani gjithçka bëhet e qartë, se kurthi për të cilin TCH nuk beri asnjë reagim ndaj këtij turpi që iu bë duke u përdorur si grackë për arrestimin e përfaqësuesit të opozitës është i organizuar me urdhër të Edvin Vjedhësit dhe gjeneral Kanabisit apo Vasal Kimikut në bashkëpunim direkt me asnjëri tjetër përveç Ben Blushit.
Blushin e akuzojnë jo vetëm zinxhiri i pafund i ligësive dhe pabesive që e shoqërojnë në çdo hap, por edhe urrejtja e tij për opozitën, për të cilën me median që ka pushtuar dhe po e shkatërron me sukses bën garë me Gëllçin e Zi se si ta censurojë atë dhe shpifë e trilloje nga mëngjesi në darkë kundër saj.
Shkaku i pusisë që i organizoi deputetit Spahia mund të jetë edhe ndonjë shpërblim nën dorë që ai ka marrë për këtë akt pasi dihet mire dhe universalisht se Blushi vdes për shpërblime, në mos për shërbimet qe i ka qejf.
Në të vërtetë, të revoltuar nga përdorimi i TCH si pusi për të ftuarit e tij, gazetarë dhe punonjës të tjerë, madje flitet se edhe vet Zonja Hoxha, të cilën Blushi në kundërshtim flagrant me ligjet e ka emëruar presidente të Dixhitalbit, firmosën një deklaratë ku dënonin shndërrimin në telepusi të televizionit të tyre. Por urdhëri i prere i Blushit, thuhet në këtë rast hjekësit të ish deputetit Spahia, ndaloi publikim e saj.
Me këtë rast do ti them edhe dy fjalë për Blushin dhe TCH!
Miq, TCH është nje televizion egërsisht kundër meje. Drejtues, kryeredaktorë, gazetarë, redaktorë, kronikanë dhe humoristë e klounë të këtij televizioni kanë ndërtuar, vila, blerë apartamente, marrë poste të larta si shpërblim për shpifjet, trillimet ndaj meje, PD dhe qeverisë së saj. Por megjithëkëto unë ndjehem mirë se pikërisht gjatë qeverisjes së PD ju dha licenca kombëtare dhe nuk u mbajt peng për këtë licencë, që mendoj se e meritonte, siç bënin socialistët për të cilët punonte nga mëngjesi në darkë.
Por në këtë kontekst e prita i dyzuar emërimin e Blushit në krye të këtij rrjeti dhe kjo jo aspak për kimizmin tim ndaj tij. Por pavarësisht nga vlerësimet e mia pozitive që kam për Blushin ish-analist, apo dhe shkrimtar, përsëri për mua Blushi ka diçka të përbashkët një fuqi magu me Oskarin e Gunter Grass, për të cilën jam ndalur gjerësisht në një shkrim tjetër kur filloi të imitoje Ciprasin e Greqisë.
Mjerisht dyzimi im u faktua i drejtë me emërimin e tij. Blushi si për inat profesional ndërmori fshesën ndaj më të kualifikuarve të këtij televizioni. Përveç kësaj imponoi censurën e paparë më pare ndaj opozitës me tezen se opozita nuk përbën apo prodhon lajm.
Por nuk janë këto që më shtyjnë të shkruaj këto rreshta për Blushin. Por diçka më tronditëse me shtyn mua të shpreh këto mendime, por edhe të paralajmëroj znj. Vjollca. Kjo diçka më e rëndësishme që e shoh se po feks në horizont është se fati i Librës e pret në një të ardhme të afërt edhe TCH e udhëhequr nga Blush Hjekësi.
Duke dënuar me forcën më të madhe burgosjen politike të ish-deputetit Spahia, siguroj me këtë rast Edvin Vjedhësin, Vasal Kimik Lleshin dhe Blush Hjekësin se do përgjigjen personalisht për çdo orë që e mbajnë të burgosur apo arrest shtëpie, ish-deputetin Spahia!