Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar pas dy muaj nga arratisja e tij nga burgu grek . Arrestimi i tij u bë në afërsi të stacionit të trenit  në Tryntha Nafplio, Lamia.

Shqiptari 48-vjeçar është arratisur nga paraburgimi më 4 prill 2019. Ai ndodhej në paraburgim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Athinë që e kishte dënuar atë me 11 vjet e 6 muaj burg për grabitje.

Pas arratisjes, hetimet ndaj shqiptarit do të kryhen nga Departamenti i Sigurisë në Lamia.