Një nga hajdutët më të kërkuar të Britanisë është burgosur për 14 vjet.

Dënimi i Astrit Kapaj, 43 vjeç, vjen pas një dekade pasi ai filloi aktivitetin e tij kriminal, ku pothuajse ka grabitur dy duzina shtëpish në jugperëndim të Londrës.

Kapaj, i cili është me origjinë nga Vlora, mori epitetin si "Hajduti i Wimbledon” për mënyrën se si shënjestronte komunitetin e pasur, duke udhëtuar rregullisht nga shtëpia e tij në Altrincham, Manchester, midis periudhës kohore të vitit 2008 dhe shkurtit 2019, për të vjedhur stoli të çmuara dhe parà nga viktimat.

Ai u shpall fajtor për 21 akuza për vjedhje në Gjykatën Kingston Crown më herët gjatë këtij viti – dhe një nga dy akuzat për vjedhje në tentativë ishte për shtëpinë e yllit të tenisit, Boris Becker.

Kujdesi që ai tregonte e ndihmoi t’i shmangej arrestimit për vite të tëra, dhe ai do të linte shumë sende për të shmangur dyshime, duke përfshirë një rast në të cilin mori 600 £ nga një portofol por u la 200 £ pas.