Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën e Arbërit.
Mësohet se viktima ishte shpallur i humbur nga familjarët prej disa ditësh dhe sot është gjetur i mbuluar me dhe.
Sipas raportimeve bëhet me dije se viktima u gjet në Kryeshkallë Xibër në Bashkinë e Klosit.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.





