Specialistët e Z.Q.K Interpol Tiran kanë ekstraduar nga Greqia një shtetas shqiptar të dënuar me 5 vjet burg.

Mësohet se bëhet fjafë për shtetasin Spiro Pando, 30 vjeç, banues në Kuçovë, i shpallur në kërkim ndërkomëtar:

Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotike", kryer në bashkëpunim.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në muajin Gusht të vitit 2013 është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Spiro Pando, ku janë gjetur një sasi lëndë narkotike Heroinë dhe Cannabis Sattiva si dhe një armë zjarri automatik.