Një grua ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në Plazhin e Ri në Vlorë, ku paraprakisht dyshohet se gruaja rreth moshës 70 vjeçe, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur, ka pësuar arrest kardiak pasi është futur në det.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen plotë të saj.